Pse, në hotel shkoi për të luajtur letra…

Futboll

Pse, në hotel shkoi për të luajtur letra…

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Mamaja e Cristiano Ronaldos ka folur për herë të parë

Mamaja e Cristiano Ronaldos ka folur për herë të parë, duke e mbrojtur djalin e saj ndaj akuzave për përdhunim, të bëra nga një ish-modele amerikane. Dolores Aveiro ka thënë se ka besim të plotë te futbollisti i saj multimilioner, duke insistuar: "Unë e njoh djalin që kam".

Mamaja e yllit portugez pohoi me ironi se akuzuesja e Ronaldos, Kathryn Mayorga, "nuk shkoi në dhomën e tij të hotelit për të luajtur letra", duke e rënduar pozitën morale të zonjës, që pretendon se është përdhunuar nga futbollisti në një hotel të Las Vegasit, në vitin 2009.

Dolores, e cila e kalon pjesën më të madhe të kohës në vendin e lindjes, Madeira, e tregoi mbështetjen e saj për djalin në mediat sociale, tetorin e kaluar, duke postuar një fotografi të CR7 me një kapele “Superman”. Në mesazh shkroi: "Unë dua të shoh se kush e ka guximin ta vendosë këtë fotografi në profilin e vet për një javë dhe të bëjë “like” për të..., për Portugalinë, për ne, për bashkimin e popullit tonë dhe për drejtësi. Ai e meriton këtë".

Fotoja e stilit të karikaturave të Ronaldos mbante dy “hashtags” në portugalisht. Njëri i përkthyer si “#Ronaldo, ne jemi me ju deri në fund” dhe tjetri si “#Justice për CR7". Motra e futbollistit, Katia, gjithashtu ka postuar figurën e “Superman” dhe një mesazh mbështetjeje për të vëllain.

Mamaja e Ronaldos i tha fjalët e saj të para në lidhje me pretendimet për përdhunim, të cilat kanë nxitur një hetim të ri të policisë në Las Vegas, pasi zonja Mayorga ankohet se ishte e detyruar të nënshkruante një marrëveshje heshtjeje prej 290.000 euro, gjatë një shfaqje publiciteti në Lisbonë.

Ajo i tha një të përditshmeje portugeze, ndërsa po reklamonte verën e vet dhe markën e vajit të ullirit: "Kam besim te djali im, kur bëhet fjalë për atë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi atje në hotel, nuk e bëri për të luajtur letra, por për diçka tjetër. Unë e njoh djalin që kam".

Ronaldo vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim, duke thënë se janë "lajme të rreme" dhe se ka një "ndërgjegje të pastër”. Tetorin e kaluar u shpreh: "I mohoj fuqishëm akuzat që po lëshohen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje, që jam dhe besoj".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat