Te Teuta barazimi në modë

Futboll

Te Teuta barazimi në modë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:13
Te Teuta barazimi në modë

Teuta mund të konsiderohet skuadra e barazimeve këtë kampionat, pasi “Djemtë e Detit” mbajnë rekordin me 8 rezultatet pa fitues, më shumë se çdo skuadër tjetër e superiores. Madje 6 nga këto barazime kanë ardhur me të njëjtin rezultat 1-1, çka vërehet me lehtësi edhe në këtë periudhë.

Nëse u hedhim një sy 5 javëve të fundit të kampionatit, duke filluar nga dueli i 8 dhjetorit të vitit të shkuar me Partizanin, shohim që janë 4 barazime 1-1, ecuri që sheh në mes fitoren 0-4 në transfertë ndaj Kastriotit. Këto rezultate nuk e kanë penguar Teutën të humbasë për momentin kontaktin me Partizanin kryesues dhe Kukësin e vendit të dytë, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin, një objektiv që ka nisur të joshë skuadrën.

Fundjava i rezervon përballjen me Kamzën, një kundërshtar aspak i lehtë, që garon për mbijetesë. Pavarësisht kësaj, në 90-minutëshin e së dielës nuk lejohen gabimet, tifozët presin rikthimin te fitorja në kampionat pas sukseseve në Kupën e Shqipërisë. Trajneri Bledi Shkëmbi ka në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve teksa në pikëpyetje është vetëm sulmuesi kroat Tomislav Busic, me timonierin që duhet t’i besojë forcës së Amadou Latif, i rikthyer në fushë dhe te goli në sfidën e kupës ndaj Lushnjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat