Kombëtarja e Kosovës e ka fituar një pozitë

Futboll

Kombëtarja e Kosovës e ka fituar një pozitë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Kombëtarja e Kosovës e ka fituar një pozitë

Kombëtarja e Kosovës e ka fituar një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s që është publikuar sot.

“Dardanët” tani janë në pozitën e 130-të me 1113 pikë. Ndërkaq, Shqipëria ka humbur një pozitë dhe tash renditet në pozitën e 61-të. Sa i përket “Top 10” të FIFA-s nuk ka asnjë ndryshim në renditje, ku Belgjika vazhdon të kryesojë e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Përparimin më të madh e ka bërë Katari, i cili falë triumfit në Kupën e Azisë tashmë renditet në vendin e 55-të, duke u ngjitur 23 vende. Rritje të madhe në renditje kanë bërë dhe dy ekipet aziatike: Japonia (+23 vende) dhe Koreja e Jugut (+15 vende). Jashtë dhjetëshes së parë mbeten Gjermania dhe Italia, që renditen konkretisht në vendin e 16-të dhe 18-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat