Ndeshja çerekfinale e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Kikës dhe Ballkanit, e paraparë të zhvillohej në Hogosht, me marrëveshje të dy klubeve dhe me miratimin e Komisionit të Garave, do të zhvillohet të dielën në orën 13:00, në fushën me bari artificial në Gjilan.
Ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e kushteve jo të mira të fushës në Hogosht për shkak të reshjeve të fundit.