Shqipëria një pozitë më poshtë në FIFA

Futboll

Shqipëria një pozitë më poshtë në FIFA

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:10
Shqipëria një pozitë më poshtë në FIFA

Asnjë ndryshim në renditjen Botërore të FIFA-s edhe për muajin janar, sa i përket 10-shes së parë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Shqipërinë që ka humbur një pozicion duke zbritur në vendin e 61-të. Kreu i klasifikimit vazhdon të mbahet nga Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Katari ia doli të fitonte Kupën e Azisë dhe tashmë renditet në vendin e 55-të. Rritje të madhe në renditje kanë bërë dhe dy ekipet aziatike: Japonia (+23 vende) dhe Koreja e Jugut (+15 vende). Jashtë dhjetëshes së parë mbeten Gjermania dhe Italia, që renditen konkretisht në vendin e 16-të dhe 18-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat