Juve kërkon 100 milionë euro për argjentinasin

Futboll

Juve kërkon 100 milionë euro për argjentinasin

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:46
Juve kërkon 100 milionë euro për argjentinasin

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala duket gjithnjë e më larg Juventusit. Sipas “Tuttosport” kampionët në fuqi të Italisë, kërkojnë 100 milionë euro për argjentinasin. Dybala është cak i gjigantit spanjoll, Real Madrid. “Los Blancos” siç raportohet, është e gatshme të shpenzojë 100 milionë euro për ta blerë Dybalan, i cili nga madrilenët konsiderohet lojtar i duhur për të mbuluar vendin e Cristiano Ronaldos, i cili verën e kaluar iu bashkua Juventusit. Real Madridi thuhet se në transferimin e mundshme te Dybalas mund ta përfshije edhe Iscon, i cili nuk po ia del të gjej një vend titullari në skuadrën e Solarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat