Interi beson te Spalleti

Futboll

Interi beson te Spalleti

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 18:59
Interi beson te Spalleti

Situata tek Interi që nga muaj janar e deri më tani nuk është shumë e mirë. Mungesa e rezultateve pozitive dhe golat që nuk po duken, kanë stresuar tifozët dhe stafin drejtues të klubit.

Sipas asaj që raportohet në mediat italianë, Spaleti trajneri i zikaltërve, ka marrë besimin e Marotës dhe të Auzilios. Ata ditët e fundit, pas humbjes me Bolonjën i kanë qëndruar shumë pranë trajnerit, që deri më tani duket se po e humbet disi “fillin” e skuadrës.

Pas kësaj mbështetje që i është bërë teknikut, çdo gjë i mbetet skuadrës në dorë për të treguar se përjetohet një moment i keq dhe asgjë më shumë. Ndeshja me Parmën, jashtë fushe do të vendosi shumë për fatin e ekipit dhe të trajnerit për të ardhmen.

Kujtojmë që Interi ka tre ndeshje pa fituar dhe pa shënuar gol në kampionat dhe është skualifikuar nga Lacio para një jave në Kupë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat