Martinez: Nuk kam probleme me Spallettin

Futboll

Martinez: Nuk kam probleme me Spallettin

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 21:34
Luciano SpallettiMartinez

Martinez ka thënë se gjithçka është ok me Luciano Spallettin pasi babai i tij e kritikoi trajnerin e Interit për mungesë të minutave

Lautaro Martinez nuk po luan shumë te Interi. 21-vjecari ka bërë vetëm 16 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 5 gola, transmeton Gazeta Express.

Kjo ka nxitur babain e Martinezit të reagojë i nervozuar në ‘twitter’, pasi djali i tij është shndërruar në sulmues të dytë, pas kapitenit, Mauro Icardi, edhe pse beson se mund të luajnë së bashku në sulm – “por në këto momente ky Inter nuk duket se përdorë dy sulmues”, kishte shkruar ndër të tjera ai.

Sido që të jetë, Martinez, duke e pranuar gabimin që bëri babai i tij, tha postimi të mos ketë qenë në drejtim të Spalettit për mungesë të minutave.

“Spalletti? Gjithçka është mirë mes nesh, gjithçka është sqaruar”, tha Lautaro.

“I shpjegova se babai im ka qenë lojtar dhe ka lindur në dhomat e zhveshjes dhe se jemi familje shumë pasiononte”.

“Babai im gaboi me atë postim, është e vërtetë, por edhe ai është njeri. Ai vetëm reagoi për shkak të djalit, por gjithçka është në rregull tani. Po stërvitem në maksimum dhe jam duke pritur momentin tim”, shtoi ai mes tjerash.

Lautaro ka premtuar se do të tentojë ta ndihmojë sa më shumë Interin dhe t’i shfrytëzojë mundësitë që do t’i jepen nga Luciano Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat