Cikalleshi, i lumtur për golat – pyet tifozët se cili ishte më i mirë!

Futboll

Cikalleshi, i lumtur për golat – pyet tifozët se cili ishte më i mirë!

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 00:14
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka vazhduar me formën e mirë në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka realizuar dy gola të bukur në fitoren 3-1 të skuadrës së tij, Akhisarspor ndaj Kasimpasas.

Sulmuesi 28-vjeçar realizoi golin e parë dhe të dytë për Akhisarspor.

Fillimisht, ai realizoi në minutat 41’...

... derisa për 2-0 shënoi në atë 51’, para se Josue të shënojë për 3-0 në minutën e 73’.

Goli i parë ishte i një sulmuesi vrasës, kurse te goli i dytë, Cikalleshi tregoi pak më shumë magji, duke e lënë të shtangur portierin.

Me këto dy gola, Cikalleshi vetëm sa e ka afruar Akhisarsporin drejt gjysmëfinales në kupën e Turqisë.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur për golat dhe për fitoren e madhe, derisa i pyeti fansat e tij se cili ishte më i miri...

“Mendimi juaj për dy golat e mbrëmjes së sotme, i pari apo i dyti ?????! Drejte gjysmëfinales së Kupës së Turqisë!”, shkroi ai.

“Paraqitje fantastike e ekipit sonte dhe rezultat shumë i mirë. Akhisarspor si një familje, të gjithë së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat