Identifikimi, trupi i gjetur në rrënojat e avionit është i Emiliano Sala

Futboll

Identifikimi, trupi i gjetur në rrënojat e avionit është i Emiliano Sala

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:20
Emiliano Sala

Trupi i nxjerrë nga rrënojat e avionit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson, i zbuluar pas një kërkimi nënujor eshte idetifikuar se eshte ai i futbollistit te Cardiff City.

Sipas BBC, në deklaratën e policisë së Dorset leshuar gjate mbremjes thuhet: “Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

“Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”.

Trupi u zbulua në rrënojat e aeroplanit të hënën dhe autoritetet ishin në gjendje ta nxirrinin atë dy ditë më vonë, pavarësisht nga “kushtet sfiduese”.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) tha se operacioni ishte kryer “ne një mënyrë dinjitoze”.

Image

Cardiff City, lëshoi një deklaratë pak pasi u konfirmua identifikimi, duke thënë: “Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes së Emilianos. Ai dhe Davidi do të mbeten përgjithmonë në mendimet tona”.

Disa nga lojtarët e klubit reaguan nëpërmjet Twitter. Full Joe Bennett ka shkruajtur “RIP Emiliano”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat