Aliti tregon arsyet

Futboll

Aliti tregon arsyet

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Fidan Aliti

Mbrojtësi i qendrës së Skënderbeut, Fidan Aliti tashmë është pjesë e Kalmarit në Suedi. Për “Fotbollskanalen” ai tregon për arsyet pse zgjodhi pikërisht suedezët, edhe pse kisht oferta të tjera. Synimi i tij ishte të luante në një klub ku ndihej i rëndësishëm.

“Folëm me disa klube, është e vërtëtë. Ishin disa klube që më donin siç shkruhej në media. Ishte e rëndësishme për mua të ndihesha mirë aty ku do të të shkoja dhe Kalmari ishte ai që ma dha këtë. Më kanë bërë të ndihem mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Është një hap i madh përpara. Klubi vjen i pari dhe pastaj unë. Do të përpiqem të ndihmoj ekipin me të gjitha mundësitë që kam”, përfundoi futbollisti i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat