Sokoli: Ndeshje shumë e vështirë!

Futboll

Sokoli: Ndeshje shumë e vështirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:17
Sokoli: Ndeshje shumë e vështirë!

Prof. Bylbyl Sokoli me ekipin e Ferizajt me qetësi e presin sfidën kundër Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen e vlefshme të çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.  Ballafaqimi mes këtyre rivalëve zhvillohet nesër (13.00) në stadiumin që gjendet prapa palestrës së sportit “Bill Klinton” në Ferizaj. Sokoli është rikthyer në postin e kryetrajnerit pas një kohe, duke  zëvendësuar Afrim Tovërlanin që u largua në muajin janar.

 “Ndeshje shumë e vështirë për ne,  do të mundohem të nxjerrim më të mirën nga ekipi”, thotë Sokoli për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Nuk duhet harruar faktin se Ferizaj ka pasur një mori probleme gjatë fundit të dhjetorit dhe tërë muajit janar.

Përgatitjet i filluan me vonesë dhe me shumë probleme tjera. Merret vesh se klubi nuk ka më shumë se shtatë-tetë stërvitje, kjo dëshmon më së miri se aq shumë janë vonuar me përgatitje për shkak që kishin probleme financiare. Ferizaj nuk është i kompletuar, pasi që futbollisti Mariglen Shosha nuk ka të drejtë loje, kurse Qëndrim Dautaj mungon për shkak të një lëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat