Ballkani publikon listën e 25 futbollistëve

Futboll

Ballkani publikon listën e 25 futbollistëve

Nga: K. G. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:26
Ballkani

Ballkani nga Theranda futet me optimizëm për sfidat e reja në pjesën e dytë të kampionatit të elitës së futbollit të Kosovës. Therandasit publikojnë listën e 25 futbollistëve që llogarisin për pjesën e stinorit pranveror. “25 futbollistë, të cilët do të bartin fanellën e skuadrës sonë për stinorin pranveror. Portierë: Armend Ruxhi, Bledar Hajdini, Besnik Beqiraj; mbrojtës: Visar Berisha (kapiten), Dardan Jashari, Elbasan Gashi, Ilir Gega, Besnik Krasniqi, Arbër Potoku, Uran Shala, Ramiz Bytyqi. Mesfushorë: Edvin Kuc, Tarik Çmajçanin, Blend Baftium Ledjon Muçaj, Gent Elezaj, Arbnor Halitjaha (junior), Endrit Asllanaj (junior); sulmues: Jetmir Topalli, Visar Sahiti, Leart Emini. Borche Manevski. Leotrim Gashi. Almir Ajzeraj, Edi Maksutaj (junior)”, bëhet e ditur nga FC Ballkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat