Vinicius pas tragjedisë: Dridhem kur mendoj se...

Futboll

Vinicius pas tragjedisë: Dridhem kur mendoj se...

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Vinicius

Digjet zemra e Flamengo-s, qendra sportive e skuadrës braziliane. Ka ndodhur gjithçka shumë shpejt dhe numri i viktimave ka shkuar në 10-të për momentin (6 lojtarë të moshave dhe 4 punonjës të klubit). Struktura të shkatërruara, por nuk është gjithçka. Në qendrën teknike kalojnë ditët dhe netët talentet e skuadrës kuqezi, veçanërisht ata që zgjedhin të qëndrojnë afër qendrës stërvitore, sepse i kanë shtëpitë e tyre shumë larg. 

Një nga ata ka qenë edhe Vinicius Jr, një nga të parët që ka postuar një mesazh në Twitter për ish-skuadrën e tij, prej ku u largua vetëm gjashtë muaj më parë. Pas lutjeve të rastit, futbollisti Real ka postuar një mesazh tjetër drithërues.  

"Dridhem kur mendoj për të gjithë ditët dhe netët që kam kaluar në atë qendër sportive. Akoma nuk më besohet, lutemi që Zoti të bekojë familjet e të gjithëve", ka shkruar ylli i madrilenëve.

Vinicius ka kaluar 12 vite me moshat e Flamengo-s dhe ka jetuar vazhdimisht në ato ambiente që tani janë përpirë nga flakët. Dhe pikërisht ky zjarr e ka ndihmuar brazilianin të kuptojë ndikimin e madh që ka rastësia në jetën e çdokujt. Nëse Real do të kishte vendosur ta linte një vit më shumë në Brazil, pasi mbushi 18 vjeç, Vinicius do të kishte qenë vetëm pak metra larg katastrofës. 

Edhe pse nuk ishte më ai djaloshi i Sao Gonçalo (vendlindja e tij), që flinte në qendrën stërvitore për të mos qenë i detyruar të bënte ato 50 kilometra që e ndanin nga shtëpia, ndoshta, për një shaka të fatit, do të kishte rrezikuar gjithsesi jetën. Me të vërtetë drithëruese. Mjafton të mendosh për lojtarët e ekipit të moshave të Flamengo-s që humbën jetën në këtë tragjedi, të cilët ëndërronin të bëheshin si Vinicius, por që nuk do të mund t'i realizojnë dot kurrë dëshirat e tyre.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat