Messi më i paguari

Futboll

Messi më i paguari

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:07
Ilustrim

Në renditjen e futbollistëve më të paguar të planetit nuk ka shumë befasi, por askush nuk priste që mes dy lojtarëve që kanë diskutuar çdo trofe në dekadën e fundit, njëri të dublonte tjetrin në terma financiarë. Lionel Messi është i vetëm në majën e klasifikimit të sportit më popullor në botë, por bie në sy se argjentinasi fiton thuajse dyfishin e Cristiano Ronaldos. Futbollisti i Barcelonës paguhet 8.3 milionë euro në muaj, një shifër e çmendur që reduktohet nga taksat, por që mbetet gjithsesi mbresëlënëse. Në vendin e dytë, në listën e stiluar nga e përditshmja franceze L’Equipe është portugezi i Juventusit. Cristiano Ronaldo ndalet në 4.6 milionë euro në muaj, gjithmonë pa llogaritur taksat e shtetit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat