Ramadani beson në kualifikim

Futboll

Ramadani beson në kualifikim

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 18:07
Ramadani beson në kualifikim

Një ndeshje luhet të shtunën dhe tri të dielën në kuadër të çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës nFerizaj-Feronikeli dhe të dielën Vëllaznimi-Drita, Kika-Ballkani e Prishtina-Trepça ’89. Ndeshja që zgjon vëmendjen më të madhe pa dyshim është në kryeqytet përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 në futboll. Të shtunën (nesër) ballafaqohen ndërkaq, Ferizaj ka sfidë shumë të vështirë, ku sprovohet nga Feronikeli i Drenasi. Kryetrajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, shprehet se kanë pika shumë të forta në duel me Ferizajn.

“Padyshim që objektivi i klubit tonë është të atakojmë në dy trofetë dhe kontingjentin që kemi duam apo nuk duam ne mbetemi favoritë. Ne kemi shumë pikë të forta dhe ato nuk dua t’i zbuloj, shpresojmë që do të gjejmë pikat e dobëta të Ferizajt për ta sulmuar dhe për të ardh deri të kualifikimi”, tha Ramadani. Më tutje tha se nuk kanë asnjë futbollist të lënduar dhe janë të kompletuar. 

“Ne jemi të kompletuar, nuk kemi asnjë lëndim dhe asnjë pezullim. Përparësinë mund ta shoh vetëm se ne kemi filluar më herët me përgatitje dhe kemi zhvilluar ndeshje të forta, kjo mund të jetë përparësia jonë”, ka thënë Ramadani.

Kupa e Kosovës

E shtunë

Ferizaj-Feronikeli   13.00

E diel

Vëllaznimi-Drita    13.00

Kika-Ballkani 13.00

Prishtina-Trepça ’89       15.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat