Di Francesco i kënaqur me fitoren, ka një kërkesë për lojtarët e Romës

Futboll

Di Francesco i kënaqur me fitoren, ka një kërkesë për lojtarët e Romës

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 23:45
Eusebio Di Francesco

Eusebio Di Francesco e ka vlerësuar lartë punën e mirë të Romës kundër Chievos.

Stephan El Sharaawy, Edin Dzeko dhe Kolarov shënuan nga një gol në fitoren 3:0 të kryeqytetasve.

Për këtë fitore që e pozicionoi Romën në pozitën e katërt momentalisht, shumë i kënaqur ishte edhe trajneri.

“E filluam fuqishëm, Chievo luftoi por ne ishim gjithmonë në kontroll dhe shënuam golat” ka thënë trajneri për “Sky Sport Italia”.

“Mund t’i japësh 20 minuta lojë kundërshtarit, nëse mbrohesh mirë dhe je solid në mbrojtje” ka thënë tutje ai.

“Ne nuk e kemi bërë këtë. Duhet të jemi solid në mbrojtje dhe në sulm” ishin fjalët e Di Francesco.

Në këtë ndeshje Roma pranoi edhe një lajm të keq, pasi ishte Aleksandar Kolarov ai që u lëndua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat