Pochettino tregon ëndrrën e tij

Futboll

Pochettino tregon ëndrrën e tij

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 00:37
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka një ëndërr në sirtar: Të luajë këtë sezon të paktën një ndeshje në stadiumin e ri të Hotspurs. Një stadium i ri dhe modern, por që ende nuk po përfundon e nuk është gati për të mirëpritur një ndeshje edhe pse duhej të ishte gati që në shtator.

“Stadiumi ynë i ri? Ëndrra ime është që të luaj këtë sezon të paktën një ndeshje. Dua që të shoh një stadium plot, me 60 mijë spektatorë dhe jo me 30 mijë siç ndodh aktualisht”, thotë Pochettino.

Skuadra e Tottenham i luan aktualisht ndeshjen në stadiumin “Wembley”.

Image

Duke folur për rikthimin në fushë të Harry Kane, trajneri argjentinas shtoi: “Është optimist dhe ka dëshirë që të rikthehet sa më shpejt të luajë. Së shpejti do ta kem në dispozicion, por ende nuk është 100 për qind gati. Nuk duam të përshpejtojmë rikthimin e tij, ndaj do të luajë vetëm kur të jemi të bindur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat