Këta burra i grahin drekës në Brezovicë, nuk u frikësuan as nga kërcënimet e Serbisë

Futboll

Këta burra i grahin drekës në Brezovicë, nuk u frikësuan as nga kërcënimet e Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 14:34
Këta burra i grahin drekës në Brezovicë, nuk u mërziten as për kërcënimet e Serbisë

Kohë e pa kohë, periudha e viteve të 90-ta nuk harrohet, por secili e kishte zemrën më të fortë se tjetri dhe me një mision: për të zhvilluar aktivitetet e Republikës së Kosovës pavarësisht trysnive e kërcënimeve të mëdha që vinin nga okupatori serb.

Një fotografi sa një mijë fjalë, burrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, në krye me të ndjerin Rexhep Abdullahun, një atdhetar i madh, atëkohë kryetar i federatës, i grahin drekës në Brezovicë, pavarësisht kërcënimeve që vinin nga regjimi kriminal serb.

Ata vazhduan punën dhe planet për zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës.

Në foto që ka bërë i mirënjohur Afrim Kçiku, shihen shumë burra, si i ndjeri Rexhep Abdullahu, i ndjeri Skënder Rogova, Adem Çollaku, Arsim Fehmiu, Bashkim Islami , Jakup Berisha e Muharrem Musliu. Fotografi e periudhës 1995-1996.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat