Manchester Utd nuk ndalet, dërrmon edhe Fulhamin

Futboll

Manchester Utd nuk ndalet, dërrmon edhe Fulhamin

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:19
Manchester Utd nuk ndalet, dërrmon edhe Fulhamin

Skuadra e Manchester Utd nuk di të ndalet prej se ka ardhur në krye të saj trajneri Ole Gunnar Solskjaer. Manchester Utd me Ole Gunnar Solskjaer ka 8 fitore e 1 barazim, asnjë humbje në Premier League, ndërsa edhe dy fitore në Kupën e Anglisë, pra 11 ndeshje pa humbje.

Humbjen e fundit e pësuan me 3:1 nga Liverpooli me 16 dhjetor kur u shkarkua trajneri Jose Mourinho. Futbollistët Paul Pogba e Anthony Martial janë protagonistët e fitores. Në minutën e 14-të, Pogba brenda 16-shit, nga një pozitë e vështirë shënon për 0:1.

Martial në formë të mirë dhe me një goditje të saktë shton epërsinë në 0:2 në minutën e 23-të dhe Pogba në minutën e 65-të nga penalltia vulosi rezultatin përfundimtar 0:3. Manchester Utd është në vend të katërt me 51 pikë, kurse Fulhami i parafundit (i 19-ti) me 17 pas 26 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat