Dortmundi fitoren 3:0 e shndërroi në 3:3

Futboll

Dortmundi fitoren 3:0 e shndërroi në 3:3

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:23
Dortmundi fitoren 3:0 e shndërroi në 3:3

Dortmundi fiton një pikë në luftë për titullin e kampionit në Bundesliga I. Verdhezinjtë para shikuesve të vet çuditen, sepse fitoren nga 3:0 e shndërruan në barazim 3:3 me Hoffenheimin, në kuadër të javës së 21-të. Në minutën e 32-të, Jadon Sancho realizoi për 1:0, kurse Mario Gotze shënon për 2:0 dy minuta (43’) pa përfunduar pjesa e parë dhe Raphael Guerreiro (67’) për 3:0. Në minutën e 75-të, Ishak Belfodil ngushtoi rezultatin në 3:1, kurse Pavel Kaderabek shënon për 3:2 (83’) dhe Belfodil për 3:3 (88’). Dortmundi me këtë barazim është në vend të parë me 50 pikë, ka tetë më shumë se pozita e dytë Monchengladbach dhe Bayerni që renditet i treti, por kjo e fundit ka një takim me pak, kurse Hoffenheim është i nënti me 30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat