Liverpooli pa problem, Mustafi e Arsenali me pikë të plota

Futboll

Liverpooli pa problem, Mustafi e Arsenali me pikë të plota

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:49
Ilustrim

Skuadra e Liverpoolit nuk lejoi befasi në duel me Bournemouthin, duke triumfuar me rezultat bindës 3:0, në kuadër të javës së 26-të të Premier League në futboll. Mane (24'), Wijnaldum (34') e Salah (48') janë protagonistët e fitores së thellë.

Liverpooli kryeson me 65 pikë, kurse Bournemouthi është në pozitën e 11-të me 33. Xherdan Shaqiri nuk ka qenë i përfshirë për këtë ndeshje. Ndërkaq, Shkodran Mustafi me Arsenalin u kthyen me tri pikë, ku i shkaktuan humbje me 2:1 Huddersfieldin.

Iwobi shënoi në minutën e 16-të e Lacazette në atë të 44-tën për Arsenalin dhe Sead Kolasinac autogol 90+4 për Huddersfieldin. Mbrojtësi shqiptar luajti titullar dhe iu gëzua fitores së Arsenalit. Huddersfield është i fundit me 11 pikë dhe me pak shpresa për mbijetesë, kurse Arsenali renditet i gjashti me 50.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat