Tifozët e Atleticos e gjuajnë me minjë yllin e Realit

Futboll

Tifozët e Atleticos e gjuajnë me minjë yllin e Realit

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:26
Tifozët e Atleticos e gjuajnë me minjë yllin e Realit

Derbi i kryeqytetit spanjoll Madrid, ndërmjet Atletico Madrid dhe Real Madrid është një nga më të tensionuarit, për shkak të rivalitetit të madh.

Real Madridi fitoi derbin si mysafir i Los Colchoneros në stadiumin “Wanda Metropolitano”, me rezultat 1:3, transmeton Insporti. Ky derbi gjithmonë krijon tensione në fushë, por dhe në tribuna ndërmjet tifozëve. Portieri i Los Blancos, Thibaut Courtois, gjatë tërë ndeshjes ka qenë në fokusin e tifozëve të Atleticos, duke e ofenduar dhe u tallur me të.

Tifozët vendas e kanë gjuajtur edhe me kukulla minjësh, duke e quajtur tradhtar.

E përgjigjja e belgut erdhi pas golit të Casemiros. Ai u kthye nga tifozët ultras të Atleticos, duke e festuar golin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat