Prishtina dhe Trepça ’89 kërkojnë gjysmëfinalen

Futboll

Prishtina dhe Trepça ’89 kërkojnë gjysmëfinalen

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:33
Prishtina dhe Trepça ’89 kërkojnë gjysmëfinalen

Prishtina dhe Trepça ’89 në ndeshjen e nesërme (15.00) kërkojnë gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës. Prishtina mëton ta mbroj trofeun e fituar edicionin e kaluar, ndërsa “minatorët” të shpëtojnë sezonin nëpërmjet këtij trofeu, sepse përderisa Prishtina në luftë për dy trofetë, ’89-shi ka ngecur shumë mbrapa në kampionat. Bardhekaltrit nuk kanë asnjë problem me lëndime përveç mungesës së Mustafës (rast vdekje në familje). Pra, Prishtina është më e gatshme se kurrë dhe pikëpyetje ka vetëm se sa do ta kap formën që kishte në fund të stinorit vjeshtor.

Ndeshja është eliminuese, ndërsa në rast të barazimit në 90-minuta luhen vazhdimet dhe eventualisht pastaj ekzekutohen penalltitë.

 “Kjo ndeshje nuk ka asnjë lloj lidhje me mbarimin e kampionatit vjeshtor me fillimin e Kupës tashti, është kompeticion tjetër. Ne jemi përgatitur për dy kompeticionet, normalisht e presim një Trepçë e cila do të jetë shumë agresive e cila në kampionat dihet që është shumë mbrapa, ndërsa sa i përket Kupës vazhdojnë me objektivin e tyre, objektiv të cilin e kemi edhe ne. Mua më intereson të jemi sa më afër gjendjes përfundimtare të kampionatit fazës që kaloi skuadra në mënyrë që të hyjmë në ritëm sa ma shpejt, por një gjë është e sigurt, mos prisni që direkt të jemi në të njëjtën gjendje kur e mbaruam kampionatin vjet, sepse normale është periudhë shumë e gjatë që është ndërprerë kampionati.

Megjithatë duhet ritmi i ndeshjeve, duhet ritmi i stërvitjeve etj etj, duhet që lojtarët të marrin formën e tyre optimale. Nga një pjesë e madhe e skuadrës jam shumë i kënaqur me impenjimin, në mënyrën se si janë stërvitur, por nuk do të thotë që stërvitjet në Turqi të pasqyrojë komplet gjendjen që do të paraqesim ne këtu. Gjendja këtu paraqitet në bazë të kushteve që ne do të luajmë këtu në Kosovë. Unë uroj që të jemi sa më afër gjendjes së mbarimit të kampionatit”, ka thënë përfaqen e FC Prishtina, kryetrajneri i Prishtinës, Mirel Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat