Tjetër lajm i keq për PSG-në para sfidës me Man Utd, në dyshim edhe super sulmuesi

Futboll

Tjetër lajm i keq për PSG-në para sfidës me Man Utd, në dyshim edhe super sulmuesi

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:30
PSG, Man Utd

Përveç Neymar JR, edhe një lojtar tejet i rëndësishëm pritet që t’i mungojë skuadrës së Paris Saint Germain për ndeshjen kundër Manchester United.

Paris Saint Germain janë në pritje të lajmit për sulmuesin Edinson Cavani, i cili tashmë është në dyshim për super ndeshjen.

Sulmuesi nga Uruguai pati një lëndim gjatë ndeshjes së sotme kundër skuadrës së Bordeaux, në kuadër të Ligue 1.

PSG u detyruan ta zëvendësojnë qendër sulmuesin mes dy pjesëve, për të mos dëmtuar diçka më shumë.

Thomas Tuchel tani duhet të pres në ankth për të rejat shëndetësore të sulmuesit të tij, para ndeshjes që po vlerësohet si më e madhja e sezonit për parisienët.

Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Paris Saint Germain do të zhvillohet të martën, në Old Trafford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat