Messi apo Ronaldo? Terry befason me përgjigjen

Futboll

Messi apo Ronaldo? Terry befason me përgjigjen

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:34
John Terry

Dilema dhe debatet nëse më i mirë është Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi nuk kanë të ndalur. Së fundi, për këtë temë është shprehur ish-mbrojtësi i Chelseas, John Terry.

Ai është tani figura më e fundit në futboll që ka dhënë një koment në debatin Ronaldo-Messi. Përgjigja e tij është shumë diplomatike.

Image

I pyetur në ”Q&A” në InstaStory se cili është më i mirë Ronaldo apo Messi, ish-mbrojtësi anglez shkroi: ”Gjithmonë them Messi për shkak të talentit të pastër natyror, por çdo futbollist i ri që ndjek dhe punon aq fort sa Ronaldo do të ketë një shans. Dy fenomene”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat