Valverde paralajmëron ndryshime në formacion ndaj Bilbaos

Futboll

Valverde paralajmëron ndryshime në formacion ndaj Bilbaos

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 21:50
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në formacion për ndeshjen që ai e ka cilësuar si shumë të rëndësishme.

Rikthimi i Ernesto Valverdes në “San Mames” është shqetësues për të, pasi ai e di më së miri se ai stadium është i vështirë për të fituar.

Ai ka thënë se kjo ndeshje është prej më të vështirave, dhe ka bërë me dije se do të ketë rotacion në formacion.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme dhe një nga më të vështirat që na kanë mbetur” ka thënë trajneri para ndeshjes/

“Duhet të shohim gjendjen e lojtarëve, por ajo që dua është skuadra më e mirë në fushë” ishin fjalët e trajnerit.

“Çdo ndeshje e luajtur në San Mames është e vështirë. E dimë se si luajnë Athletic” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Barcelona dhe Athletic Bilbao do të vihen përballë njëra tjetrës nesër, me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat