Solari i vendosur të luftojë deri në fund për titullin e La Liga

Futboll

Solari i vendosur të luftojë deri në fund për titullin e La Liga

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 22:58
Trajneri Solari

Shpresat janë rritur shumë në kampin madrilen pas triumfit të sotshëm.

Real Madrid shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Atletico Madrid, me rezultatin 1:3.

Kjo fitore ka rritur shumë entuziazmin në dhomat e zhveshjes. Kapiteni Ramos dhe trajneri Solari janë deklaruar se nuk do të dorëzohen deri në fund për titullin.

“Real Madrid do të luftojë për gjithçka deri në fund. Nuk ka mbaruar asgjë” ka thënë Solari për reporterët.

“Tani jemi në vendin e dytë, por duhet të vazhdojmë sepse e di se Atletico do të vazhdojnë luftën” ka thënë tutje ai.

Real Madrid momentalisht janë pesë pikë prapa Barcelonës, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak, të cilën e zhvillojnë nesër kundër Bilbao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat