Simeone: Nuk ishte faji i VAR-it!

Futboll

Simeone: Nuk ishte faji i VAR-it!

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 00:20
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone nuk u mundua të gjejë asnjë justifikim për humbjen e pësuar përballë rivalit historik të qytetit, në derbin ndaj Real Madrid, të fituar nga Los Blancos me rezultatin 1-3.

As VAR nuk u përdor prej teknikut argjentinas si një alibi për të minimizuar përgjegësinë në dështim. Përkundrazi, Simeone ka vlerësuar me superlativa Realin, si shumë të fuqishëm.

“Kundërshtari ishte i fortë. Kishin shumë forca dhe nga aty rrugët ishin të hapura për lojën që ata bënë. Ne nuk humbëm për shkak të VAR. Kundërshtari ishte më i mirë dhe më i fuqishëm. Me gjithë atë fuqi ai bëri një ndeshje të mirë. Atletico humbi për shkak të forcës së kundërshtarit”.

“Ne nuk mendojmë ende për Champions League dhe përballjen me Juventus. Jemi të përqendruar për tu përforcuar me qëllim zhvillimin e një ndeshje të rëndësishme me Rayo. Kjo e sotmja ishte një humbje e merituar, tani duhet të përmirësohemi dhe të ringrihemi sa më parë për të përgatitur ndeshjen ndaj Rayo”, deklaroi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat