Flet heroi i Interit

Futboll

Flet heroi i Interit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:22
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ia siguroi Interit tri pikë jetësore duke e shënuar golin e fitores ndaj Parmës të shtunën dhe pas ndeshjes tha se skuadra, megjithatë, duhet të punojë më shumë rreth mentalitetit.

Argjentinasi u fut nga stoli dhe e realizoi golin e vetëm në Stadio Tardini pas vetëm 120 sekondave në prekjen e tij të parë.

“Jam i lumtur sepse iu kthyem fitores dhe kjo qe më rëndësi”, tha Martinez për DAZN.

“Jemi të kënaqur, por jemi në dijeni se ende kemi ca gjëra që duhet t’i zgjidhim, prandaj duhet të vazhdojmë të punojmë fort. Pa dyshim, na duhet të punojmë rreth mentalitetit tonë, sepse diçka na mungonte në dy ndeshjet e fundit”, shtoi ai.

Ky ishte goli i katërt për 21-vjeçarin në 16 paraqitje deri tani në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat