Muhamed Useini kthehet te Renova

Futboll

Muhamed Useini kthehet te Renova

Nga: Shaban Sinani Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 12:51
Muhamed Useini kthehet te Renova

Vetëm 48 orë nga përfundimi i afatit kalimtar dimëror në Maqedoni, Renova e Xhepçshtit në radhët e veta ka sjellë edhe  dy  përforcime. Bëhet fjalë për Muhamed Useinin i cili është rikthyer te Renova pas  18 muajve  qëndrimi në ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Me “gjipspunuesit”  ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, ndërsa pa dyshim se me afrimin e këtij të fundit, Renova ka përfituar shumë cilësi në mesfushë. Useini pjesë e Renovës ishte në dy periudha të ndryshme, ndërsa pikërisht verën e vitit 2016-të nga kjo skuadër ishte larguar drejt Flamurtarit. Një përforcim tjetër në kë skuadër është  edhe portieri Urosh Gjuriq i cili vjen nga  Dinamo e Vranjës.  Me  këto dy  përforcime ekipi i Renovës përfundimisht e mbyll kë  afat kalimtar të dimëror pasi ka sjellë gjithsej 9 futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat