Upamecano rikthehet në radarët e Manchester United

Futboll

Upamecano rikthehet në radarët e Manchester United

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 14:48
Upamecano rikthehet në radarët e Manchester United

Dayot Upamecano rikthehet në radarët e Manchester United. Mbrojtësi i talentuar francez po shkëlqen me Leipzig dhe në verë “Djajtë e Kuq” e shikojnë si investimin më të mirë për përforcimin e mbrojtjes. Në fakt drejtuesit anglezë e kanë patur në dorë kartonin e Upamecano që në moshën 16-vjeçare para se të kalonte në Austri te Salzburg por vendosën të mos shpenzonin 2 milionë euro për të ndërsa në verë për ta afruar në “Old Trafford” duhet të paguajnë të paktën 30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat