Portieri Etrit Berisha me Atalantën arkëtuan tri pikët të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Spal-it, në ndeshjen e javës së 23-të në Serie A në futboll. Iliçiç (57') e Zapata (79') shënuan për Atalantën dhe Petagna (8') për Spal-in.
Portieri Berisha bëri paraqitje të mirë dhe i gëzohet kësaj fitore, kurse Atalanta renditet në vend të katërt me 38 pikë dhe Spal është i 14-ti me 22.
Atalanta synon të jetë në katër vendet e para, që të siguron biletën për në garat e Champions League.