Manchester City i shkakton debakël Chelseas

Futboll

Manchester City i shkakton debakël Chelseas

Nga: K. Goca Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Manchester City i shkakton debakël Chelseas

Kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit anglez, Manchester City, i shkaktoi debakël me rezultat 6:0 Chelseat, në ndeshjen derbi të javës së 26-të të Premier League. As laiku më i madh nuk ka pritur një fitore aq bindëse të Cityt, sidomos ndaj Chelseat që ka ekip mjaft të mirë. Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola që nga minuta e parë shkelën gjithçka në fushë dhe madje në minutën e 25-të arrijnë epërsinë në 4:0. Chelsea pësoi humbje të rëndë, prej më të rëndave që mbahet mend në historinë e këtij kolektivit, kurse City i ka kënaqur me lojë e rezultat shikuesit e saj në stadiumin në  “Etihad”.  Golat i shënuan: Sterling (4'), Aguero (13', 19' e 56'-nga penalltia), Gundogan (25'), Sterling (80'). Argjentinasi Sergio Aguero ka qenë në formë të madhe, shënoi het-trik dhe i shkaktoi edhe një humbje shumë të rëndë të kaltërve.

Liga e Anglisë

Man. City-Chelsea        6:0 (4:0)

Tottenham-Leicester   3:1 (1:0)

Brighton-Burnley (Sa.) 1:3 (0:1)

Liverpool-Bournemouth        3:0 (2:0)

Huddersfield-Arsenal   1:2 (0:2)

Watford-Everton 1:0 (0:0)

C. Palace-West Ham    1:1 (0:1)

Southampton-Cardiff   1:2 (0:0)

Fulham-Man. United   0:3 (0:2)

Tabela

1. Manchester City      27     21     2       4       65

2. Liverpool         26     20     5       1       65

3. Tottenham      26     20     0       6       60

4. Manchester Utd       26     15     6       5       51

5. Arsenal  26     15     5       6       50

6. Chelsea  26     15     5       6       50

7. Wolves   25     11     5       9       38

8. Watford 26     10     7       9       37

9. Everton  27     9       6       12     33

10. West Ham     26     9       6       11     33

11. Bournemouth        26     10     3       13     33

12. Leicester       26     9       5       12     32

13. Crystal Palace         26     7       6       13     27

14. Brighton        26     7       6       13     27

15.  Burnley         26     7       6       13     27

16. Cardiff  26     7       4       15     25

17. Newcastle     25     6       6       13     24

18. Southampton         26     5       9       12     24

19. Fulham                    26     4       5       17     17

20. Huddersfield           26     2       5       19     11

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat