Guardiola e komenton kështu fitoren ndaj Chelseat, ka një porosi edhe për Liverpoolin

Futboll

Guardiola e komenton kështu fitoren ndaj Chelseat, ka një porosi edhe për Liverpoolin

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:01
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka falënderuar lojtarët e skuadrës së tij, pas fitores së thellë kundër Chelseat me rezultat 6:0.

Strategu spanjoll tha se kjo ishte një javë e madhe për klubin e tij, por Chelsea, pavarësisht humbjes së lartë, luajti mirë.

“Ne ishim me fat për të arritur tre gola të parë nga katër veprime të mira. Pas këtij momenti, ata ishin shumë më të mirë se ne, duke luajtur tepër mirë, kështu që unë jam i lumtur me fitoren, sepse kemi luajtur me Arsenalin dhe Evertonin dhe kishte pak kohë për të pushuar”, tha Guardiola.

“Shënuam 6 gola kundër Chelseat dhe mënyrën se si luajtëm, me të vërtetë meriton vëmendje, të gjitha komplimentet lojtarëve – ishin të mrekullueshëm”, shtoi ai.

“Biseduam për ndeshjen dhe veprimet e caktuara, por nuk mund të ëndërroja se do të shënonim kaq shumë gola”, pranoi Guardiola.

Ai thotë se gara për titullin e kampionatit në kampionatin anglez do të jetë tmerrësisht emocionuese.

“Duhet të presim për ndeshjen e Liverpoolit me Manchester Unitedin në Old Trafford, sepse kemi një ndeshje më shumë. Ne jemi ende në garë për titull dhe do të japim gjithçka deri në fund dhe do të mbrojmë titullin”, përfundoi spanjolli.

City momentalisht kryeson me 65 pikë pas 27 ndeshjeve, aq sa Liverpooli i vendit të dytë, por ka një ndeshje më shumë të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat