Ndahet nga jeta një tifoz para derbit më të madh në Kosovë

Futboll

Ndahet nga jeta një tifoz para derbit më të madh në Kosovë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:58
Ndahet nga jeta një tifoz para derbit më të madh në Kosovë

Dita e parë e javës ka nisur me një lajm të hidhur për grupin e tifozëve ‘Skifterat’, të cilët mësuan lajmin për humbjen e njërit prej më të dashurve të tyre. Anëtari i ‘Skifterave’, Leonit Osmani ka ndërruar jetë në mëngjesin e së hënës, ndërkohë që varrimi tij do të bëhet sot (e martë) nga ora 14:00. Përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale, tifo grupi “Skifterat” kanë ngushëlluar të gjithë anëtarët dhe familjen Osmani.

“Sot me zemër të thyer përcjellim për në banesën e fundit anëtarin tonë Leonitin i cili u nda nga jeta në moshën më të mirë.

Kujtimi për Leonitin do të mbetet i përjetshëm për Gjilanin dhe Skifterat.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe shoqërinë.

Prehu në paqe vëlla”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat