Feronikeli përkujton ish-kapitenin dhe dëshmorin e lirisë

Futboll

Feronikeli përkujton ish-kapitenin dhe dëshmorin e lirisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:32
Feronikeli përkujton ish-kapitenin dhe dëshmorin e lirisë

Ndër të rinjtë që lanë shumë ëndrra në gjysmë, për të ndjekur rrugën për liri dhe pavarësi, ishte edhe dëshmori 'Rexhep Rexhepi'.

Ai la dashurinë e tij të madhe për futbollin dhe fanellën e Feronikelit, për të veshur uniformën e UÇK-së, e për të dalë në betejë, ku edhe u vra nga ushtria serbe.

Klubi i Feronikelit ka nderuar sot me homazhe tek varri figurën e tij, me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike.

Rexhep Rexhepi ishte kapiten i Feronikelit, para se ti bashkohej UÇK-së, për të rënë dëshmor me 12 shkurt të vitit 1999. Ndërsa emrin e tij, me krenari e mbanë stadiumi i klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat