Ismajli kërkohet nga gjigandët ukrainas

Futboll

Ismajli kërkohet nga gjigandët ukrainas

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:23
Ismajli kërkohet nga gjigandët ukrainas

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Ardian Ismajli duket se është në radarët e një klubi të rëndësishëm. Pas performacnës së shkëlqyer ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku dhe realizoi 1 gol, mbrojtësi i Hajdukut është venë në ndjekje nga skautët e Shakhtar Donetskut.

“Slobodnadamacija.hr” është ajo që konfimron këtë lajm, duke shtuar se ditën e martë në stadiumin e Hajdukut të Splitit ndodheshin përfaqësues së klubit të madh nga Ukraina.

Nëse ai vazhdon të ketë këtë performancë, në verë mund të ketë një ofertë të rëndësishme nga Shakhtari. Kujtojmë se në verë të dyja klubet, zhvilluar një miqësorje në Turqi dhe mesa duket performanca e Ismajlit ka lënë përshtypje të mirë te ukrainasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat