Reali kryeson bindshëm

Futboll

Reali kryeson bindshëm

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:11
Reali kryeson bindshëm

Reali i Madridit është klubi më i madh në botë, sipas një klasifikimi të kryer nga revista franceze “France Football”. Në botimin e saj për muajin shkurt, revista listoi edhe 30 klubet më të mira për momentin në të gjithë botën.

Klasifikimi bazohej në analizën e lojtarëve, audiencat televizive, ndjekësit në rrjetet sociale, tifozët në shkallët e stadiumeve, të ardhurat dhe shpenzimet, vlerën në treg të ekipit, si dhe rëndësinë historike të klubit.

85 klube u futën në sitën e “France Football”, dhe nën këto kritere, u listuan edhe 30-shja më e mirë. Vendin e parë e mban Reali i Madridit, fituesi në fuqi i Champions League, me 184 pikë. Më pas, e dyta ndjek një tjetër spanjolle, Barcelona me 177 pikë.

Më pas në klasifikim, listohen me radhë Mançester Junajtid, Bajerni i Mynihut, Liverpuli, dhe vetëm në vendin e gjashtë, italiania e parë, Juventusi me 107 pikë. Ja dhe lista e mëposhtme “Top 10”.

Real Madrid – 184 pikë

Barcelona – 177 pikë

Mançester Junajtid – 151 pikë

Bajern Mynih – 135 pikë

Liverpul – 120 pikë

Juventus – 107 pikë

PSG – 94 pikë

Çelsi – 91 pikë

Mançester Siti – 89 pikë

Arsenal – 88 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat