Mesazhi emocionues i Ramseyt per tifozët e Arsenalit

Futboll

Mesazhi emocionues i Ramseyt per tifozët e Arsenalit

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:13
Mesazhi emocionues i Ramseyt per tifozët e Arsenalit

Aaron Ramsey u ka thënë lamtumirë tifozëve të Arsenalit pas 11 viteve, pasi transferimi i tij në Juventus u bë zyrtar një ditë më parë. Ai thotë se tani do ta nisë kapitullin e ri në Torino me bardhezinjtë.

Kontrata e përfaqësuesit të Uellsit me Arsenalin mbaron në qershor dhe si rrjedhojë ai ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin.

“Siç mund të keni dëgjuar, unë kam nënshkruar parakontratë me Juventusin. Prandaj, desha ta lëshoj një deklaratë personale për të gjithë tifozët e Arsenalit, të cilët kanë qenë shumë besnikë dhe përkrahës”, shkroi Ramsey.

Ramsey, i cili do ta veshë fanellën e Topçinjve deri në fund të këtij sezoni para se t’i bashkohet Juves, thotë se e ka të vështirë të largohet nga Londra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat