Real Madrid gati të ofrojë 120 milionë € për yllin e Serie A

Futboll

Real Madrid gati të ofrojë 120 milionë € për yllin e Serie A

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:17
Paulo Dybala

Real Madrid mesa duket kërkon të blejë sulmuesin e Juventus, Paulo Dybala, këtë e raporton spanjollja AS.

Kampionët në fuqi të Champions League janë gati të ofrojnë 120 milionë euro për argjentinasin. 

Dybala aktualisht nuk po kalon një moment të mirë në Torino pasi është kthyer në një lojtar stoli nga Massimiliano Allegri. 

Ai shihet nga Real si pasardhësi ideal i Gareth Bale, i cili thuhet të largohet nga kryeqyteti spanjoll në fund të sezonit. 

Uellsiani nuk ndihet mirë në Madrid, ai akoma nuk ka mësuar gjuhën dhe nuk shkon mirë me shokët e ekipit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat