“Reali nuk ishte mbretëror… u detyruan të gjithë të largohen!”

Futboll

“Reali nuk ishte mbretëror… u detyruan të gjithë të largohen!”

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 00:54
Klaas-Jan Huntelaar

Reali i tij nuk ishte fitimtar si ky i sotmi… por ishte gjithsesi Real Madrid! Klaas-Jan Huntelaar kujton me nostalgji, madje dhe me pak keqardhje sezonin 2008-09: atë në të cilin është përplasur shumë, duke marrë shumë pak në shkëmbim.

Gjithsesi, tashmë historia i ofron shansin e hakmarrjes… madje me interesa. Ajax do të sfidojë Los Blancos, kampionët në fuqi të Europës, në ndeshjen e të tetave të finales së Champions League. 

Në moshën 35-vjeçare Huntelaar nuk mund të ëndërrojë një skenar më të mirë për tu hakmarrë pas shumë kohësh.

Huntelaar qëndroi atë vit te Real për gjashtë muaj, pa luajtur asnjëherë në Champions. Rregullorja e UEFA-s lejonte futjen në janar të vetëm një futbollisti që ishte aktivizuar në një tjetër kompeticion të UEFA-s në të njëjtin sezon dhe Real Madrid e shfrytëzoi këtë klauzolë për të regjistruar Lassano Diarra dhe jo për Huntelaar.

“Real Madrid është një klub shumë i bukur. Kam luajtur aty 10 vite më parë dhe kam kaluar një pjesë të vogël të karrierës time në Madrid. Bernabeu është një stadium fantastic, mbase i miri në të cilin kam luajtur ndonjëherë”, rrëfen holandezi në lidhje me atë eksepirencë.

“Në kohën time, Reali nuk ishte vërtetë mbretëror. Në një pikë, u detyruan që të gjithë që të largohen, që nga trajneri, te drejtori teknik, madje edhe vetë presidenti. As që shqetësoheshin fare për 1 milion më shumë, ose më pak… Mund të kisha qëndruar edhe për dy vite të tjera, por aspekti dhe ambicia sportive ishte gjëja më e rëndësishme për mua”, deklaroi Huntelaar.

“Është më realiste dhe objektive të mendosh se do të jenë ata që do t’ja dalin, por nuk kjo ajo që ne besojmë. Kjo është mundësia jonë për të bërë historinë”, u shpreh sulmuesi tashmë veteran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat