Inter hedh sytë te talenti belg, garë me Chelsea e Monaco për ta veshur zikaltër

Futboll

Inter hedh sytë te talenti belg, garë me Chelsea e Monaco për ta veshur zikaltër

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 06:26
Mesfushori belg Manuel Benson

Një tjetër emër është vënë në shënjestër të drejtorit sportiv të Interit, Beppe Marotta. Bëhet fjalë për mesfushorin belg Manuel Benson, që luan me ekipin e Genk. Anësori 21-vjeçar këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje dhe ka realizuar dy gola në kampionatin belg, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit zikaltër.

Sipas mediave italiane, disa përfaqësues të Interit kanë qenë në ndeshjen e fundit që Genk zhvilloi në kampionat ndaj Sporting Charleroi, ku lojtari bëri një tjetër paraqitje të mirë. Madje duke dhënë edhe një asist. Problem për Interin do të jetë konkurrenca e madhe për të marrë lojtarin, që synohet edhe nga Chelsea e Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat