Di Francesco: Do të shkojmë për të sulmuar në Porto

Futboll

Di Francesco: Do të shkojmë për të sulmuar në Porto

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:01
Eusebio Di Francesco

Skuadra e Romës ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve ndaj Portos.

Ekipi i Eusebio Di Francescos ka mposhtur Porton me rezultatin e ngushtë 2-1 në ‘Olimpico’ të Italisë.

Trajneri italian, Di Francesco beson se skuadra e tij do të shkojë edhe në Porto për të sulmuar dhe siguruar çerekfinalen e kompeticionit më të madh evropian.

“Është për të ardhur keq për rezultatin, por i përgëzojë lojtarët për qëndrueshmërinë e tyre, pasi kanë krijuar shumë shanse”, tha trajneri për Sky Sport Italia.

“Goli nuk ishte gabimi ynë, ishte një rikthim i çuditshëm. Kishte disa gabime, por kjo ishte e kuptueshme në rrethanat aktuale.”

“E vetmja keqardhje është se ndeshja nuk mbaroi 2-0”.

Ndeshja e dytë është në Estadio do Dragao më 6 mars.

“Unë mund të them gabimi më i madh që mund të bëjmë në ndeshjen e dytë është që të mbrohemi. Do të sulmojmë edhe në Porto”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat