Zidane, trajner i Chelseas?

Futboll

Zidane, trajner i Chelseas?

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:26
Zinede Zidane

Chelsea po mendon që ta shkarkojë Maurizio Sarrin në fund të këtij sezoni.

Humbja e turpshme nga Manchester City në fundjavën e kaluar, ka  bërë që Chelsea ta mendoj shkarkimin e Maurizio Sarrin.

Trajneri italian do të qëndroj në stolin e bluve deri në fund të këtij sezoni, pasi këta të fundit nuk duan ta shkarkojnë atë në këtë fazë të sezonit.

Sarri pritet të shkarkohet në fund të sezonit, andaj drejtimin e skuadrës mund ta marr Zinedine Zidane.

Trajneri francez është aktualisht pa skuadër, pas largimit nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar.

Chelsea është e gatshme t’i plotësoj Zidanes kushtet e nevojshme, vetëm që ta marrë drejtimin e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat