Mbappe: Jemi të kënaqur me dy golat

Futboll

Mbappe: Jemi të kënaqur me dy golat

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:36
Mbappe: Jemi të kënaqur me dy golat

PSG ka fituar në udhëtim te Manchester United me rezultat 2:0, duke bërë një hap shumë të madh drejt kalimit në rrethin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi skuadrës franceze, Kylian Mbappe, në një intervistë të dhënë për “Sky Sport” në përfundim të takimit, është shprehur i lumtur, por njëkohësisht ka theksuar se fitorja ishte shumë e vështirë.

“Ka shkuar gjithçka mirë dhe jemi të lumtur, por do të vazhdojmë të përgatitemi për të qenë në formën më të mirë të mundshme për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Mbappe.

“Ndryshimet mes dy pjesëve të lojës? Sistemi i lojës që kemi përdorur ka qenë i ri, nuk kishim sulmues dhe na është dashur të përshtatemi edhe pse ishte shumë vështirë. Gjithsesi, jemi të kënaqur me dy golat”, ka shtuar ylli francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat