Edhe Juventus futet në garë për Rakitic

Futboll

Edhe Juventus futet në garë për Rakitic

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:26
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic po përflitet kohët e fundit për një kalim tek Interi, teksa zikaltrit janë të gatshëm për të ofruar 90 milion euro.

Por për kroatin tashmë në garë Ka hyrë dhe Juventusi. Bardhezinjtë duan një mesfushor klasi të lartë që të jenë të denjë të luftojnë për në Europë.

Megjithatë Juventusi nuk ofron më shumë se 65 milion euro për kroatin.

Ndërkohë për Rakitic interes ka shfaqur Chelsea dhe Manchester United.

Blerja e Frankie De Jong nga Ajax dhe mundësia e blerjes së Rabiot nga PSG-ja kanë detyruar yllin kroat të kërkojë largimin nga Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat