Barcelona kërkon që ndeshjet e La Ligës të luhen edhe jashtë Spanjës

Futboll

Barcelona kërkon që ndeshjet e La Ligës të luhen edhe jashtë Spanjës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:00
Josep Maria Bartomeu

Klubi katalanas është shprehur pro zhvillimit të ndeshjeve edhe në kontinentet e tjera.

Fillimisht u planifikua një përballje e katalanasve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përplasjet e krijuara e cenuan këtë ide që në lindje, shkruan KosovaPres.

Tani, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu mendon se zgjerimi i markës në nivel global duhet t’iu japë mundësi atyre që të paktën tri ndeshje brenda një sezoni t’i luajnë jashtë Evropës.

“Për të promovuar markën duhet të luhen tri ndeshje jashtë vendit çdo vit, një në Amerikën e Veriut, një në Lindjen e Mesme dhe një në Azi”, ka thënë Bartomeu. “Ne duhet të shkojmë atje dhe të afrohemi me tifozët. Çdo verë ne bëjmë turne për t’u afruar më shumë me ata, e kjo është një mënyrë për të përcjellë respekt. Nëse duam që La Liga të forcohet, duhet të veprojmë kështu”, theksoi ai.

La Liga ka nënshkruar për të luajtur një ndeshje sezoni në SHBA, si pjesë e një marrëveshjeje 15-vjeçare me kompaninë mediatike “Relevent”.

Dy skuadrat katalanase, Girona dhe Barcelona janë të parat që këmbëngulin të luhet jashtë, e për këtë kanë dhënë shembull finalen e Superkupës të zhvilluar në Tangier në Marok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat