Interi merr vendimin drastik për Icardin, pakti Marotta-Spalletti!

Futboll

Interi merr vendimin drastik për Icardin, pakti Marotta-Spalletti!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:10
Mauro Icardi

Kapriçot e Wanda Naras për rinovimin e Icardit kanë bërë që drejtuesit e Interit të mos durojnë më. Kupa është mbushur dhe, ndoshta, në fund të sezonit mund të ketë edhe një divorc. Kjo ka qenë arsyeja pse Marotta është takuar me Luciano Spallettin dhe, bashkarisht, kanë marrë vendimin drastik: Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiteni i Interit. Shiriti do të kalojë në duart e Handanovic. Lajmi i është komunikuar sot skuadrës.

Shtrëngim dore - Një shtrëngim dore mund të vlejë më shumë se sa 1 mijë fjalë. Aq më shumë nëse shoqërohet nga një drekë dhe buzëqeshje. Beppe Marotta dhe Luciano Spalletti janë gjetur bashkë me Appiano Gentile: një akt i kërkuar dhe i dëshiruar, por jo i jashtëzakonshëm. 

Rasti "Icardi" ka sjellë tension dhe fjalët e gruas-agjente Wanda Nara vazhdojnë që të mbajnë lart nivelin e alarmit. Koncepti është i qartë: për të tuteluar Interin, Marotta dhe Spalletti e dinë se duhet të bëjnë llogaritë edhe me ciklonin Wanda, që duhet zbutur sa më shpejt.

Bashkë me Marottan dhe Spallettin ishte edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, që më parë kishte ndjekur stërvitjen zikaltër. Pra, një bashkim për të bërë fuqinë dhe për të larguar dyshimet apo hamendësimet. i duhej dhënë fund polemikave dhe mënyra më e mirë ishte kjo, sidomos pas suksesit në "Tardini", përballë Parmës. 

Nga këtu në qershor asnjë shpërqëndrim, edhe pse tashmë do të përdoret edhe grushti i fortë nëse nuk zbatohen rregullat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat