Panucci i kërkoi 100 mijë euro dëmshpërblim, ja çfarë vendosi gjykata për ish-presidentin Nishani

Futboll

Panucci i kërkoi 100 mijë euro dëmshpërblim, ja çfarë vendosi gjykata për ish-presidentin Nishani

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 14:38
Panucci i kërkoi 100 mijë euro dëmshpërblim, ja çfarë vendosi gjykata për ish-presidentin Nishani

Gjykata nuk ka pranuar padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Cristian Panuccit, kundër ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”. Lajmin e bejnë me dije për “Panorama”, mbrojtësit ligjor në këtë perballje të ish-presidentit Nishani. Padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkon që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani, duke kërkuar një dëmshperblim prej 100 mijë eurosh.

Panucci i kërkon atij të paguajë 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi.  Trajneri i Kombëtare, në padinë e ngritur, është bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil. Panucci është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat